Haradinaj

Haradinaj: BE është vonuar në raport me Kosovën, andaj ne duhet të drejtojë politikën e jashtme me Amerikën

Kandidati për kryetar të vendit nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për kritikat që Qeveria e Kosovës ka pranuar pas hapjes së Ambasadës në Izrael. Haradinaj ka thënë se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira edhe me shtetet arabe por edhe me Turqinë. “Ne duam marrëdhënie të mira edhe me shtetet arabe por edhe Turqinë, por këto shtete duhet të kuptojnë interesin e Kosovës dhe politikën e jashtme në të cilën ne duhet të ndjekim Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është vonuar në raport me Kosovën, andaj Kosova duhet të drejtojë politikën e jashtme me Amerikën. Haradinaj ka thënë se Kosova ende nuk është njohur nga 5 vende të BE-së, ndërsa ka thënë se i beson lidershipit gjerman që të sqarojë çështjen e Kosovës tek vendet anëtare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton …