Daut Haradinaj

Haradinaj: Çabrati i Gjakovës ishte fushëbetejë e përgjakshme mes forcave serbe dhe njësive të Brigadës 137 të UÇK-së

Çabrati i Gjakovës ishte fushëbetejë e përgjakshme mes forcave serbe dhe njësive të Brigadës 137 të UÇK-së. Kjo betejë u kthye në disfatë për paramilitarët serbë që po terrorizonin qytetin e Gjakovës.Serbët, në pamundësi të përballen me forcat tona, po hakmerreshin në civilë të pambrojtur, duke vrarë e zhdukur 100 djem e vajza të këtij qyteti.Gjatë luftimeve, nga radhët tona ranë në altarin e lirisë trimat: Agim Haxhiavdyli, Ahmet Gjikolli, Ali Hoxha, Arben Saraqini, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Genc Këpuska, Hamëz Zyberi, Hazyr Këpuska, Islam Koci, Ilir Berisha, Kushtrim Hoxha, Megzun Boshnjaku, Mentor Shtaloja, Sefedin Xërxa, Taulant Nura, Tom Gjoka, Yllka Domi dhe Ylber Hoxha.Prandaj, Gjakova mbetet qyteti i kuq i luftës për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende jashtë zonës SEPA për shkak të ligjeve të bllokuara në Kushtetuese

Ekonomia e Kosovës ka humbur rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të …