Haradinaj e quan ‘liri të shprehjes’ fyerjet që i bën ‘Stupcat’

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Prekaz ku po bënte homazhe para
Komleksit Memorial, foli edhe për skeçin e Stupcave që u transmetua në
televizionin e Veton Surroit. Ai ka thënë se luftëtarët e UÇK-së luftuan për
lirinë e shprehjes. “Humori është pjesë e rëndësishme e kësaj lirie”, është
shprehur Haradinaj. Sidoqoftë, ai nuk ka komentuar nëse kjo liri e shprehjes nënkupton
denigrimin e luftës çlirimtare, fyerjet, stereotipat si dhe diferencimet në
baza krahinore, diçka aq e shpeshtë në humorin e zi të Stupcave.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …