Edhe pak orë nga protesta e sotme e opozitës

Haradinaj fton qytetarët për protestën e 14 majit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video publike i ka ftuar edhe njëherë qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur me 14 maj. Ai ka vlerësuar se dy marrëveshjet, ajo për Zajednicën dhe tjetra për Demarkacionin, janë kthim prapa për vendin. “Kosova nuk është mirë. Nuk kemi arritur të përparojmë në veri, nuk kemi arritur të zhvillohemi ekonomikisht e të hapim vende të punës. Nuk po arrijmë të bëjmë shtet ligjor me të paprekshmit e korruptuar që korrupsionin e kanë në nivel akademik”, ka thënë Haradinaj. Kreu i AAK-së ka thënë se ndryshimi mund të bëhet duke reaguar, ku ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 14 majit në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …