Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur të parëndësishme deklaratat e kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili kishte thënë se pjesëmarrja e Haradinajt në takimin e thirrur nga Jahjaga ka qenë i dëmshëm. “Për mua janë të parëndësishme deklarimet e zotit Ymeri apo të kolegëve të tij, për shkak se unë përfaqësoj qytetarë dhe një kauzë që është e të gjithë qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë kundërshtim fuqishëm, sepse këtë e bëjmë për Kosovën, së bashku, gjithsesi”, citohet të ketë deklaruar Haradinaj. Ai ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e parakohshme, së bashku me zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
