Ramush Haradinaj

Haradinaj: Krerët të mos insistojnë për demarkacionin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka tërhequr vërejtjen se këmbëngulja e Qeverisë për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, rrezikon ta lë vendin pa liberalizimin e vizave. Në një intervistë për një nga gazetat vendore, ai u ka bërë thirrje krerëve institucionalë të vendit që të mos këmbëngulin edhe më tej në miratimin e një marrëveshjeje, të cilën opozita e ka kundërshtuar vazhdimisht. Haradinaj ka theksuar se marrëveshja në fjalë po e cenon territorin e Kosovës, prandaj sipas tij, ajo duhet të korrigjohet sa më shpejt. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se partia e tij do të organizojë një protestë gjithëpopullore në ditën kur Kuvendi do të sjell në rend të ditës miratimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Sipas tij, AAK nuk do t’u kthehet punimeve të rregullta të Kuvendit, por do të jetë e pranishme vetëm në seancat solemne dhe në seancën kur do të provohet të votohet demarkacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …