Haradinaj kritikon VV-në për operacionin  e djeshëm të FSK-së në veri: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës s`mund të anashkalohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar operacionin e djeshëm humanitar të FSK-së në veri të vendit.

Ai e ka kritikuar Vetëvendosjen për përpjekjen e saj për të politizuar këtë operacion.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se partia në pushtet po e anashkalon kontributin e aleatëve perëndimor që kanë ndihmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

“Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën. Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij. Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …