Haradinaj: Kufiri është në Çakorr

Haradinaj: Kufiri është në Çakorr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që shënjimi i kufirit me Malin e Zi të korrigjohet, në të kundërtën ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë miratim të Marrëveshjes për Demarkacionin. Gjatë një interviste të transmetuar në televizionin publik, Haradinaj ka thënë se kufiri duhet të jetë në Çakorr, dhe siç u shpreh ai, kryeministri Mustafa bashkë me ministrat e tij po gënjejnë. Kreu i AAK-së theksoi se Qeveria do të marrë përgjegjësi për shënjimin e kufirit në dëm të Kosovës. Sipas tij, ekzekutivi nuk duhet që për një gabim të tij të rrezikojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet pa fokus social, ekonomik dhe diplomatik janë mashtrim për qytetarët

Diplomati Blerim Canaj ka kritikuar ashpër qasjen aktuale politike ndaj zgjedhjeve, duke thënë se hyrja …