Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për pjesëmarrjen në finale të World Judo Masters në Kinë. Ai thotë se ky ekip i fortë që ka përgatitur trajneri Driton Kuka, po e bënë krenar një komb të tërë. “Lajmet triumfuese nuk kanë të ndalur për Kosovën, e cila është shndërruar në fuqi botërore në xhudo. E arta, Distria Krasniqi dhe e argjendta, Nora Gjakova, shkëlqyen edhe në finale të World Judo Masters në Kinë. Ekipi fenomenal që e ka ndërtuar Driton Kuka, po e bën krenar një komb të tërë! Ju lumtë”, ka shkruar Haradinaj
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
