Haradinaj: Largimi i investitorëve nuk lidhet me protestat

Kryetari i AAK-së, Ramush
Haradinaj ka thënë se opozita nuk do të ndalet së protestuari, deri në largimin
e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nga pushteti. Duke i quajtur shkelës të
Kushtetutës, ai ka thënë se ata duhet të hapin
rrugë që Kosova të jetë vend ku sundon rendi dhe
ligji, dhe të krijohet mjedisi që do të mundësonte zbutjen e papunësisë. Kreu i
AAK-së thotë se duhet të ndërpritet klientelizmi dhe t’i hapet rruga ekonomisë
së tregut. Ai ka mohuar se protestat e fundit dhe hedhja e mollotovëve po i frikësojnë
investitorët e huaj. “Kokteji i molotovit, është gjuajtur në dy-tri raste dhe
në dy muajt e fundit, ndërsa investitorët e huaj ka vite që e kanë braktisur
Kosovën. E kanë braktisur, sepse nuk janë të gatshëm t’i paguajnë pushtetarët
për të hyrë në tregun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …