Haradinaj: Lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar, një i ri shqiptarë i rrahur në Novi Sad po lufton për jetë

Haradinaj: Lëvizja e lirë në Serbi nuk është e garantuar, një i ri shqiptar i rrahur në Novi Sad po lufton për jetë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad e ka cilësuar si “të pashembullt”. Ramush Haradinaj, në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane. “Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …