leoni

Haradinaj mbështet ekipin e të rinjve që garojnë për çmimin e NASA-s

Haradinaj mbështet ekipin e të rinjve që garojnë për çmimin e NASA-s

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, përmes një shkrimi i ka dhënë mbështetje ekipit “Heliox” nga Kosova, që garon për çmimin “People’s Choice”. “Më bën shumë krenar secila arritje e rinisë kosovare në teknologji, shkencë e inovacion. E ardhmja jeni ju. Ekipi ‘Heliox’ i djemve dhe vajzave nga Kosova, garojnë për çmimin ‘People’s Choice’ të #NASA #SpaceApps. Me kënaqësi po e shpërndaj faqen e mëposhtme, ku të gjithë mund të votoni tani, sepse është dita e fundit që t’a ndihmojmë ekipin tonë, të vetmin nga Evropa, të arrijë majat e vlerësimeve të #NASA. Ka ardhë koha për rininë, e për vlerat e reja që ju përfaqësoni. Urime e ju priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

https://2017.spaceappschallenge.org/vote/finalists

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …