Haradinaj: UÇK-ja e gdhendi në emblemën e saj emrin e Jusuf Gërvalles si një liridashës të paepur të kauzës sonë

Haradinaj: Në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i Jusuf Gërvallës veçohet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka kujtuar veprimtarin e shquar të kombit, Jusuf Gërvallën të vrarë vranë në një atentat, në vitin 1982 në Gjermani. Ai ka thënë se në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i dëshmorit Gërvalla veçohet dhe për nder të tij Brigada 131 e UÇK-së e ka mbajtur me krenari emrin Jusuf Gërvalla. “Në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i Jusuf Gërvallës veçohet, sepse ai rrëfen për një artist shumëdimensional që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij. Kujtojmë sot, në 75-vjetorin e lindjes, disidentin që shënoi me shembullin e tij prej kryengritësi vitet e tetëdhjeta, epokën kur populli ynë u rizgjua për të kërkuar të drejtën e tij për të jetuar i lirë e i barabartë. Jusufi, së bashku me të vëllanë Bardhin dhe Kadri Zekën u vranë me atentat, më 1982 në Gjermani, por mbetën në kujtesën shtetërore, si lajmëtarët e lirisë dhe fuqi motorike të lëvizjes politike të shqiptarëve, deri në frymën e fundit. Për nder të veprës së tij, Brigada 131 e UÇK-së mbajti me krenari emrin e tij, deri në fitore! Lavdi Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla!”, ka shkruar Haradinaj.

RH

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …