Haradinaj: Nëna Nurije e lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, pushofshë e qetë

Haradinaj: Nëna Nurije e lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, pushofshë e qetë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka shprehur dhembjen për ndarjen nga jeta të nënës së heroit të Kosovës, Edmond Hoxhës, Nurije Hoxha. Ai ka thënë se një nënë që e ka lind, rrit dhe edukuar një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin e përjetshëm. “I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …