leoni

Haradinaj: Nuk do të ndalen protestat derisa Mustafa eThaçi të mos japin dorëheqje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar se nuk do të ndalet së protestuari derisa kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij, Hashim Thaçi të mos japin dorëheqje. Nuk mundet që vendi të jetë peng i dy njerëzve dhe i tekeve të tyre”, thotë Haradinaj, në një intervistë për gazetën Fjala. Sipas tij, ata kanë shkelur kushtetutën dhe duhet të hapin rrugë që Kosova të jetë vend ku sundon rendi dhe ligji, për krijimin e ambientit që do të mundësonte zbutjen e papunësisë, aktivizimi i sistemeve të mëdha ekonomike. Duhet të ndërpritet klientelizmi dhe ti hapet rruga ekonomisë së tregut. Ndërkaq, mohon që protestat e dhunshme dhe koktej e molotovit po i trembin investitorët e huaj. “Kokteji i molotovit, është gjuajtur në dy-tri raste dhe në dy muajt e fundit, ndërsa investitorët e huaj ka vite që e kanë braktisur Kosovën. E kanë braktisur, sepse nuk janë të gatshëm t’i paguajnë pushtetarët për të hyrë në tregun e Kosovës. Ai flet edhe për opsionet e zgjedhjeve të parakohshme, në cilat opozita do të dalë me  në një listë të vetme.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …