Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen e tre personave në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan. “I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj. “Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
