Haradinaj takon Ambasadorin e Italisë

Haradinaj takon Ambasadorin e Italisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor. Haradinaj ka shkruar në facebook se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

PSD akuzon LVV-në për “kapje” të Prokurorisë, Molliqaj paralajmëron rrezik për pavarësinë institucionale

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit, duke vendosur një pankartë …