Ramush Haradinaj

Haradinaj: Thaçi e Mustafa e kanë shndërruar Kosovën në pligon të hajnisë dhe krimit

Në tubimin mobilizues të opozitës së bashkuar para protestës së paralajmëruar për javën e ardhshme ka folur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai në fjalën e tij tha se  kryeministri,  Isa Mustafa dhe kryetari që do të instalohet së shpejti, Hashim Thaçi, janë ata për të cilët kanë kuptuar edhe miqtë e Kosovës se sa të këqij janë. aradinaj kësaj radhe ka thënë se Thaçi e Mustafa e kanë shndërruar Kosovën në pligon të hajnisë dhe krimit. “Hashim Thaçi e Isa Mustafa e kanë bërë Kosovën poligon të hajnisë e krimit”, duke shtuar se Kosova ka mbetur pa pensione e sigurim shëndetësor. Haradinaj ka përmendur disa vende karakteristike të Kosovës duke thënë se janë ende të Kosovës, si Trepçën, Ujmanin, Brezovicë, Rugovën e Çakorrin.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …