Ramush Haradinaj

Haradinaj: U largova nga takimi, sepse Kurti na mbante ligjërata e nuk sqaronte përse i ka prishur raportet me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar sot takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës. Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin, pasi Kurti nuk sqaronte se pse prishi raportet me Amerikën dhe pse nuk po realizon kërkesat e tyre. Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë. Ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm …