Haradinaj: Vendi të shkojë në zgjedhje të reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin e sotëm pak para se të përfundojë. Në prononcimin për medie, ai ka thënë se në këtë takim ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, kërkesa e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Haradinaj ka thënë se pret që të ketë reflektim nga pjesëmarrësit në takim në lidhje me qëndrimet e shprehura. “Kemi mungesë investimesh, rend dhe ligj të politizuar skajshmërisht. Edhe politika e jashtme dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë veç të tjerash, Haradinaj. Ai, poashtu, ka deklaruar se opozita mbetet e bashkuar, duke ftuar që të shihen në protestën e 17 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …