Në një vlerësim për gjendjen e krijuar në vend, kryetari i
AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se veprimet e opozitës nuk janë as
popullore dhe as demokratike, por sipas tij, kanë qenë e vetmja mënyrë e
mundshme. Sipas tij, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi dhe bastisja e zyrave të
një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike. “Ne si parti
dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy
marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi
të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as
demokratike, por ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme”, ka theksuar Haradinaj. Më
tej, kreu i AAK-së është shprehur se “sot është koha që të gjithë, pavarësisht
përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …