Pas mosparaqitjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Prokurorinë Speciale dhe gjobitjes së tij dy herë me nga 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kërkuar ndërhyrje më të ashpër të gjykatës. Sipas Shalës, pas aplikimit të masave financiare, gjykata duhet të lëshojë urdhër për shoqërimin e Kurtit. “Tash duhet me dhënë mendimin Gjykata që Kurti të shoqërohet pranë Prokurorisë Speciale dhe rrugë tjetër nuk ka më,” deklaroi ai. Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, Shala theksoi se ndonëse ligji lejon dënime të përsëritura, kjo nuk mund të vazhdojë pa kufi. Ai përfundoi se tani është përgjegjësi e gjykatës të veprojë me vendosmëri për të garantuar zbatimin e ligjit.
