Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se së shpejti do të themelohet komisioni për hartimin e statusit AKS-së

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se së shpejti do të themelohet komisioni për hartimin e statusit AKS-së

Krerët e institucioneve të Kosovës, pavarësisht protestave e demonstratave të opozitës dhe bllokimit të punimeve të Kuvendit për shtatë muaj ende shprehen të vendosur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili, sipas tyre, do të bëhet krejtësisht sipas Kushtetutës së Kosovës. Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë deklaruar se shumë shpejt do të themelohet komisioni, i cili do ta hartojë statutin e AKS-së, pas të cilit edhe do të funksionalizohet Asociacioni. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe një ditë më parë tha se me ligjin për ratifikim të marrëveshjes së parë ndërkombëtare Kosova ka marrë për obligim ta themelojmë këtë Asociacion, ndërsa ka shtuar se Asociacioni do të themelohet në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka evidentuar 23 raste  me të cilat shkelet Kushtetuta Madje, Mustafa e Thaçi kanë ironizuar tri partitë e opozitës duke kërkuar që ata të bëhen pjesë e kthimit të Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …