Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa kanë uruar kryetarin e ri të Francës, Emmanuel Macron

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar homologun e ri francez, Emmanuel Macron, për fitoren e tij në zgjedhjet për postin e kryetarit të Francës. “Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën ka shkruar Thaçi në një postim të tij dhe i ka  dërguar urime  kryetarit të ri të Francës,  Emmanuel Macron. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar z. Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Francës. Urime për fitoren  kryetarit të ri të Francës, i ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …