leoni

Hashim Thaçi largohet nga EULEX-i për në Hagë, protesta mbështetëse para zyrave

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë ambientet e EULEX-it dhe është nisur për në Aeroportin e Prishtinës, për të vazhduar udhëtimin drejt Hagës, ku do të qëndrojë në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Largimi i tij u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga mbështetësit e tij, të cilët ishin mbledhur para zyrave të EULEX-it si shenjë e protestës. Thaçi u shoqërua nga një njësi speciale mbrojtëse dhe mbikëqyrës të sigurisë së Gjykatës Speciale. Gjatë ditës, ai ka pasur mundësinë të takojë bashkëshorten dhe vëllezërit e tij, të cilët njoftuan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por theksuan se nuk kishin leje të bënin deklarata të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …