Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Thaçi nesër jep betimin për kryetar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i  Kosovës i zgjedhur nga koalicioni qeveritar PDK-LDK- Lista Serbe, Hashim Thaçi, nesër, në një seancë solemne do ta japë betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Betimi i Thaçit do të behët në orën 11:00. Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë solemne sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës  do të jetë betimi i Thaçit si shef i shtetit. Pas betimit, një ditë më vonë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet ceremonia inauguruese e presidentit, në të cilën janë të ftuar mysafirë nga e gjithë bota. Hashim Thaçi është zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt të vitit 2016. Ai fillimisht ka marrë vetëm 50 vota të deputetëve,  por pas presionit që ua ka bërë kreu i LDK-së deputetëve të pranishëm në Kuvend, Thaçi i ka marrë 71 vota. Zgjedhja në rrethana të tilla të një gjendjeje të jashtëzakonshme  është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, por kjo fundit ka refuzuar kërkesën e saj.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …