Hashim Thaçi: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, as një Republikë serbe në Kosovë

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, as një Republikë serbe në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në takimin për procesin Brdo Brijun, ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe  marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk do të nxjerrë një Republika Srpska në Kosovë. “Pavarësisht ideve të ndryshme që mund të qarkullojnë poshtë e lartë, edhe prej diplomatëve të ndryshëm, në Kosovë do të jetë tërësisht e papranueshme themelimi i ndonjë asociacioni me mandat ekzekutiv që do të mund të ngjante me një Republikë Serbe, apo të ndonjë modeli gjermano-gjerman, sepse nuk mund të shkohet me ndonjë model të tillë mes Kosovës dhe Serbisë, sepse një model i tillë do të mund të shkonte vetëm në rrethana të tjera, apo të një ideje që ju e keni dëgjuar në mediume të ndryshme edhe tuajat, të ndonjë sovraniteti të dyfishtë, në marrëveshje të tillë mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë si vende të pavarura dhe sovrane. Ne mbesim me shpresë që ky proces të jetë i pakushtëzuar dhe ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe angazhimin dhe lehtësimin e këtyre përkushtimeve që të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka deklaruar mes tjerash Kryetari Thaçi në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …