Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, përfillë kërkesën e Serbisë që t’i kryejë hetimet për vrasjen e serbit Ivanoviq në Kosovë

Kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesën e shtetit të Serbisë që t’i kryejë hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, e ka interpretuar si “ndihmë” që ky shtet mund të japë në zbardhjen e rastit. Thaçi ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë dakorduar për shumë çështje. Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet dy kryetarëve, ishte edhe vrasja e serbit, Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë çështje kryetari, Thaçi, ka siguruar Vuçiqin e Serbisë  se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendëssekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë–Serbi është çelësi për stabilitetin në rajon

Radmila Shekerinska, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, ka folur për situatën në Kosovë dhe rolin …