Tema të tjera...
Ambasadorët perëndimorë të pranishëm në Kuvend, paralajmërojnë për pasojat e ngërçit politik
25/07/2025
Aivo Orav pas dështimit të seancës konstituive: Erdhëm me shpresë të madhe, por asgjë nuk ndodhi
25/07/2025
Në një rrëfim emocional nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një nga momentet më të veçanta të jetës së tij politike dhe personale. I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Thaçi zbuloi se kishte thyer konfidencialitetin vetëm për një person: babain e tij. “Tri a katër ditë para së dielës historike të 17 shkurtit 2008, gjatë një bisede të mëngjesit, më pyeti: ‘Kur po kryhet kjo puna e madhe?’ – dhe i thashë: ‘Me kismet të dielën pasdite’. E dija se nuk do t’ia tregonte askujt. Ishte bashkëluftëtari im që nga orët e para,” tha Thaçi me emocion. Ai shtoi se prindërit ishin të parët që e uruan, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë: “Përhajr dhe e gëzofshim,” kujtoi ai me mall. Rrëfimi i Thaçit sjell në pah lidhjen e fortë familjare dhe barrën emocionale që mbartin vendimet e mëdha historike.