Haskuka: Përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet, gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit

Haskuka: Përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet, gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidane për gjatë rrugës. Ai ka thënë se Prizreni po bëhet përkundër shkatërrimit të investimeve komunale nga ana e vandalëve. “Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidane të reja. Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia ti gjej pëgjegjsit sa më shpejt. Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit”, ka shkruar Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …