Haxhi Avdyli i LVV-së: Arrihet marrëveshje me Nismën për formimin e Qeverisë së re

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, ka deklaruar deputeti i zgjedhur i LVV-së, Haxhi Avdyli. Ai theksoi se, megjithëse nuk është i autorizuar të japë detaje, bisedimet me Nismën janë “shumë pozitive” dhe LVV-ja tashmë ka arritur shumicën prej 61 votash në Kuvend, por kërkon më shumë për sigurimin e stabilitetit të koalicionit. Ai përmendi gjithashtu disa kërkesa të Nismës, përfshirë uljen e pragut zgjedhor, që është ende në diskutim. Nisma, e cila garoi në koalicion me AAK-në, nuk ka dhënë ende një koment publik për marrëveshjen e mundshme me LVV-në.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …