Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.Haxhi Shala dhe Sabit Januzi, të cilët ishin arrestuar nga Gjykata Speciale më shumë se një vit më parë si të dyshuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë, kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit. Në një reagim lidhur me marrëveshjet, Prokurorja  Kimberli Uest  tha se “Arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë. Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …