Dokumentar - Emin Miftar Shema

Haxhi Sinani: Ahmet Qeriqi nxjerr në dritë historinë e Shaban Sinanit dhe kullës së Sinanëve

Mulla Emini, ndjesë pastë, ishte mendja e popullit të asaj kohe në Drenicën Jugore e më gjerë. Ai, si një njeri me shkollë, kishte respekt të lartë në masë popullore. Se ishte i popullit dhe për popullin, tregojnë shënimet e tij që la pas vete, të cilat i madhi Ahmet Qeriqi i nxori në skenën e historisë.

Unë i jam mirënjohës edhe njërit edhe tjetrit, e posaçërisht Ahmetit që nxori nga shënimet e Mulla Eminit të dhënat për stërgjyshin tim dhe kryefamiljarin e familjes Sinani, SHABAN SINANIN.

Ne e dinim nga prindërit tanë për aktivitetin dhe kontributin historik të Shaban Sinanit, por nuk posedonim shënime për ta argumentuar atë që vërtet ne kishim njohuri.

Ja doli një personalitet si Ahmet Qeriqi që, pa i hyrë në hak askujt, nxori në shesh çështjet historike jo me hipoteza, por me argumente; argumente këto që i kishte mbajtur Mulla Emini.

Ne i jemi borxhlinj dhe mirënjohës pa fund për nxjerrjen në shesh të së vërtetës dhe kontributin e Shaban Sinanit dhe lidhjet e tij me fytyrat eminente dhe personalitetet e kohës, që kishin mbi vete barrën e vendosjes së historisë së shqiptarëve, si: Ismail Qemali, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi dhe shumë të tjerë.

Prandaj nuk mund ta fsheh krenarinë dhe të mos them se familja Sinani ishte faktor në rrethinën tonë, duke pasur një rreth të gjerë njerëzish me ndikim në trevën tonë.

Kulla e Shaban Sinanit, si dhe Hani i njohur si “Hani i Sinanve”, bashkë me mullirin në qendër të Drenicës Jugore, të trashëguar nga familja Dermaku, e vunë në qendër dhe në vend strehimi e mikpritjeje për fytyrat më të njohura të kohës.

Në Kullën e Sinanëve është mirëpritur Isa Boletini, duke ditur se Isa kishte origjinën nga Isniqi, ashtu siç kemi edhe ne Sinanët.

Lavdi për njerëzit që dhanë shumë për këtë tokë, si Ahmet Qeriqi!

Kontrolloni gjithashtu

Shefqete Gosalci: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti institucion në vete

Përkujtohet atdhetari Ahmet Qeriqi Dje më 7 mars 2026, në një vjetorin e shkuarjee në …