Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Haxhiu: Deputetët e Vetëvendosjes, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se deputetët e partisë Vetëvendosje, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar. Ai ka shkruar se kjo po bëhet me qëllim të mbulimit të keqpërdorimeve që janë bërë nga ministri të Qeverisë Kurti. “Edhe pse në kohë pushimesh, në Kuvend deputetët e LVV-së janë duke mbajtur një mbledhje të Komisionit Hetimor, në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar dhe Rregulloren e Kuvendit. Krejt kjo po bëhet me qëllim të përpjekjes së tyre për të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore” ka shkruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u …