Deputeti austriak, Helmut Brandshtatter, ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, të cilën duhet ta njohë edhe Serbia. E takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Në Ballkan aktualisht nuk ka luftë, mirëpo neve na duhet të vendoset paqja e përhershme në këtë rajon i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës, deklaroi deputeti austriak, Helmut Brandshtatter.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
