Hisen Berisha: Deputetët e pozitës ikin nga Kuvendi, sa herë që duhet të përballen me premtimet e papërmbajtura

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha gjatë seancës së jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ka folur për mungesën e deputetëve të pozitës. Ai th s dua të vë në pah se kështu kanë munguar përherë deputetët e pushtetit kur duhet të përballen me gjuhën e nevojave të popullit, kur duhet të përballen me premtimet e papërmbajtura dhe kauzat dhe kauzat e rrejshme me të cilat janë përballur në pushtet. Kjo është fjala që kurrë s’do të doja ta mbaja, jo për shkak të kodit ushtarak që më kufizon, por asnjëherë nuk do të dëshiroja të flasë rreth ushtrisë për problemet e karakterit logjistik, e aq më keq, për një ushtri nga e cila ikin ushtarët, oficerët nën oficerët për shkak të kushteve të shërbimit jo dinjitoze për paga, çizme, uniforma, për mungesë të ushqimit, e të tjera  tha deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …