leoni

Hisen Berisha

Hisen Berisha: E dini ju të Vetëvendosjes se Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjes që keni nënshkruar e kundër tradhtisë që po bëni?

Deputeti i PDK-së,  në Kuvendin e Kosovës, Hisen Berisha, në seancën e sotme i ka përmendur  vëllezërit Dehari. Gjatë fjalës së tij,  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,   në shenj mospajtimi i kanë goditur tavolinat. Deputeti, Hisen Berisha,  ka përmendur rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi. Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve, Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë këtë për heshtjen e familjes duke u përpjekur  t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, kjo  bie tavolinës dhe filloi ta akuzojë prapë opozitën. E dini se  Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjes që keni nënshkruar dhe kundër tradhtisë që po bëni. Janë dy parakushte për ta zbardhur rastin e vrasjes apo vetëvrasjes së Astrit Deharit. Kushti i parë është zbardhja e aktit terrorist, e sulmeve terroriste në Presidencë dhe në objektet e Qeverisë. Por, rastin e sulmeve terroriste mbi institucione nuk po e zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin e juaj. Kushti i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbënorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, këtë nuk e ka marr guximin askush të flasë  publikisht. Tash është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh, me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit, tha mes tjerash, deputeti Hisen Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …