Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar dhe qytetarë të shumtë, në Junik nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit Bastri Beqirit në 23 vjetorin a rënies së tij. Para të pranishmëve kryetari Kuçi tha se, homazhet pranë lapidarit të dëshmorëve, përvjetorët dhe përkujtimet na rikujtojnë se sa sfidues dhe i kushtueshëm ishte rrugëtimi për liri, duke na bërë të përulemi para veprës më sublime të dëshmorëve dhe heronjve siç është flijimi për liri- tha ndër të tjera kryetari Kuçi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
