Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla ka reaguar pas rritjes së rasteve me virusin korona

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla ka reaguar pas rritjes së rasteve me virusin korona

Kryetari  i Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla ka reaguar pas rritjes së rasteve me virusin korona. Ai iu ka drejtuar Kryeministrit Kurti, Ministrit Vitia, Kryetares së Komisionit për Shëndetsi, zonjës Kollçaku, duke i pyetur se ku jeni dhe a po e ndjeni veten përgjegjës apo duhet të iu rikujtoj çka kam kërkuar? Kosova me situatën më të keqe në rajon për menaxhim të pandemisë e Ju a keni përgjigje, me siguri se jo,  sepse  nuk e keni edhe ndjenjën më të vogël për të sëmurit dhe për punëtorët shëndetësorë këtë e keni dëshmuar tashmë. Kaq sa i përket ndërgjegjes dhe përgjegjësisë tuaj. Po kush do i mban pasojat tani? Në fund Ti Arben Vitia që nuk e meriton asnjë titull, a ke turp se për Betim të Hipokratit s po të pyes, pasi   nuk kam informacion se ke shëruar dikënd, e për që je  Hipokrit e morëm vesh.  Unë për këtë reagim kam arsye të shumta sepse nga dt 24 PRILL 2021 kam paralajmëruar të gjithë te lartpërmendurit, ka thënë mes tjerash, kryetari  i Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …