leoni

Talebanët në konferencën e parë zyrtare, janë zotuar se nuk do të hakmerren dhe do të respektojnë të drejtat e grave

Talebanët në konferencën e parë zyrtare, janë zotuar se nuk do të hakmerren dhe do të respektojnë të drejtat e grave

Talibanët kanë mbajtur konferencën e parë zyrtare për media në Kabul, prej kur kanë marrë kontrollin e Afganistanit. Ata kanë thënë se dëshirojnë marrëdhënie paqësore me vendet tjera dhe se do të respektojnë të drejtat e grave sipas kornizës së ligjit islamik. “Ne nuk duam armiq të brendshëm apo të jashtëm”, ka thënë zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zanibullah Muxhahid. Ai ka thënë se gratë do të lejohen të punojnë dhe të studiojnë dhe “do të jenë shumë aktive në shoqëri, por brenda rregullave që përcakton Islami”. Të gjithë përkthyesit dhe punëtorët tjerë, që kanë punuar me forcat e huaja, janë falur dhe se nuk do të ketë hakmarrje kundër tyre. Talibanët kanë shpallur  fitoren  më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund pushtimit ushtarak të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …