Hoti takoi në Francë piktorin me famë botërore Omer Kaleshi

Ndër takimet e shumta që pati në Francë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, u takua edhe me piktorin me famë botërore, Omar Kaleshi. Gjatë takimit mes Kaleshit dhe zëvendësministrit Hoti, u bisedua për bashkëpunimin e afërt kulturor mes tij dhe artistëve të rinj nga Kosova për çka Kaleshi shprehi gatishmërinë e plotë. Ai shprehi qëndrimin se Kosova ka zënë vend të madh në shtrirjen e pikturës kudo në botë. Ai ishte i gatshëm që në të gjitha format t’i vinte në ndihmë atdheut dhe shprehi gatishmërinë që të ndihmojë edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare, UNESCO. Zëvendësministri Hoti e falënderoi piktorin Kaleshi për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën dhe artistët e rinj të saj dhe tha se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të kontribuoj pozitivisht në promovimin e kulturës shqiptare, konkretisht artit. Piktori Kaleshi njihet si njeriu i pesë shteteve, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Francës. Ai ka studiuar në Turqi ku atje ka perfeksionuar mjeshtërinë e pikturimit. Kaleshi punon në Francë që pesë dekada. Piktori Kaleshi më së shumti kishte admirim për Kosovën sepse ishte edhe vendi i parë në botë ku kishte hapur galerinë e tij. Në Paris, Hoti takoi edhe drejtoreshën e Qendrës kulturore për Kosovë në Paris, znj. Frederique Duvers. Me të u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor ku znj. Duvers edhe në të kaluarën kishte bashkëpunime me artistë, shkrimtarë e poetë nga Kosova. U pa mundësia e bashkërendimit të aktiviteteve edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit që ka nisur qysh në vitin 2006.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …