Opozita: Qeveria në gjumë përballë krizës së çmimeve, qytetarët po përballen vetëm me inflacionin

Rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe inflacioni në rritje kanë thelluar përplasjet politike në Kosovë, ku opozita akuzon qeverinë për neglizhencë dhe mungesë të plotë reagimi ndaj krizës ekonomike. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin duke deklaruar se institucionet janë pasive përballë një krize që po rëndon çdo ditë jetën e qytetarëve. Sipas tij, ndryshe nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve. Në të njëjtën linjë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, theksoi se rritja e çmimit të naftës po prodhon efekt zinxhir në të gjithë ekonominë, duke goditur drejtpërdrejt produktet bazë. Ajo kërkoi masa urgjente fiskale, përfshirë uljen e TVSH-së dhe akcizës, duke kritikuar qeverinë për mungesë konsultimesh me sektorin privat. Sipas opozitës, mungesa e një pakete konkrete ekonomike tregon paaftësi menaxhuese dhe indiferencë ndaj krizës, ndërsa paralajmërohet se situata mund të përkeqësohet edhe më tej nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …