Hoti takon ministren e Shtetit znj. Böhmer dhe krijuesit e Evropës Juglindore në Berlin

Me fillimin e pranverës, në “Shtëpinë e Literaturës” në Berlin, u promovuan autorë të Evropës Jugperëndimore.

Mbrëmja u hap nga Prof.Dr. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila e mbështeti fuqishëm këtë aktivitet kulturor në bashkëpunim me Lidhjen e Literaturës “Traduki”.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Böhmer e falënderoi zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e literaturës.

Gjatë bisedës me ministren e Shtetit, znj. Bömer, Hoti shprehu falënderimin për angazhimin e saj në fushën e kulturës, veçmas për kontributin e saj në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Mbrëmja vazhdoi me koktej rasti ku zëvendësministri Hoti u takua edhe me krijues të tjerë të literaturës gjermane, të Evropës Juglindore, të Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …