leoni

Hoxhaj: Bashkimi Evropian po heshtë derisa Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive të shqiptarëve në Serbi

Hoxhaj: Bashkimi Evropian po heshtë derisa Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan varret masive të shqiptarëve në Serbi

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive të identifikuara në Serbi. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato. Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj tha se disa javë më parë Ivica Dacic kërcënoi serbët që zbuluan këto varre. “Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …