Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Diplomacia është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj ka konstatuar se Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri e as diplomaci. Ai ka shkruar më tutje se  diplomacia është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot. “Në qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe sot Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri dhe as diplomaci! Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës!” ka shkruar ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …