Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se vendimi i gjykatës franceze, për rastin e Haradinajt është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm për shtetin tonë. Hoxhaj theksoi se këtë qëndrim ia ka dërguar ambasadorit të Francës në Kosovë. Kryediplomati Hoxhaj tha se ka biseduar me Haradinajn pas vendimit dhe janë në koordinim se si t’i qasen këtij rasti. Ai tha se raportet me Francën duhet të shihen si shtete mike. Hoxhaj deklaroi se do të bëjnë përpjekje vazhdimisht që të ndikojnë në lirimin e Haradinajt sepse ky vendim është i papranueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …