leoni

Humanisti Halil Kastrati nderohet me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për punën e madhe humanitare

Humanisti Halil Kastrati nderohet me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për punën e madhe humanitare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka nderuar humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. “Në shenjë falënderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, ‘Jetimat e Ballkanit’, z. Halil Kastrati”, ka shkruar Haradinaj. “Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur. Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithsecilit dhe meritojnë respekt”, ka thënë kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …