Hykmete Bajrami akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: “Deputet dhe ministër njëkohësisht?”

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se Faton Peci figuron njëkohësisht si deputet dhe ministër, gjë që sipas saj përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Bajrami ka publikuar një “screenshot” të një njoftimi të VV-së, ku Peci përmendet me të dyja funksionet. Ajo ka bashkëngjitur edhe nenin 72 të Kushtetutës, i cili ndalon që një deputet të mbajë poste ekzekutive në administratën publike apo funksione të tjera të papajtueshme me mandatin parlamentar. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, shkroi Bajrami, duke lënë të kuptohet se mund të kërkohet hetim për këtë çështje. Nga ana tjetër, deri më tani, Vetëvendosje nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me akuzat e ngritura.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

BE kërkon proces ndaj Radoiçiqit në Serbi, por shprehet e shqetësuar për mungesën e masave

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndjekur dhe …