leoni

Hykmete Bajrami: E turpshme që Kurti protestën e bizneseve e krahason me barrikadat e Listës Serbe

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës  Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me protestën e sotme të bizneseve që kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Bajrami ka kritikuar përdorimin e termit “barrikada” nga Kurti, duke thënë se është e papranueshme dhe e turpshme të krahasohet protesta e ligjshme e sektorit privat me barrikadat e vendosura në të kaluarën nga Lista Serbe në veri të vendit. “Lexova se Kurti kishte thënë që ka kaluar koha e barrikadave. Kjo konsideroj që është e turpshme, sepse të gjithë e dimë në çfarë konteksti përdoret fjala ‘barrikadë’. Ai po e barazon protestën paqësore të bizneseve, që janë zemra e ekonomisë, me veprimet kriminale dhe politike në veri. Kjo është krejtësisht e papranueshme”, theksoi ajo. Deputetja e LDK-së gjithashtu ka kritikuar heshtjen e Qeverisë ndaj çështjeve konkrete që po prekin drejtpërdrejt sektorin privat, siç është kostoja e transportit të energjisë elektrike, që sipas saj ka arritur në 800 euro për 1 megavat, përfundoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …