Hykmete Bajrami ka akuzuar qeverinë për nënshkrimin e mbi 1. 800 kontratave njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sot në Kuvendin e Kosovës,  ka akuzuar Qeverinë-Kurti për nënshkrimin e mbi 1 mijë 800 kontratave njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro.  Në seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për shqyrtim Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, deputetja Bajrami ka thënë se kjo qeveri e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me këto kontrata. Duke folur për kontratat njëburimore, ajo tha se Raporti për vendin i Komisionit Evropian ka treguar se në vitin 2022 janë nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata në vlerë prej 559 milionëve, për çfarë tha se një pjesë e konsiderueshme 20.8 për qind thuhet që janë dhënë përmes procedurave të negociuara pa publikim të kontratës, rreth 78 milionë euro. Ndërsa, ka thënë se në mesin e abuzueseve prin KEK-u me 43 milionë euro. Sipas saj, rreth një e treta e buxhetit të shtetit, shpenzohen përmes prokurimit publik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …